sport

Liverpooli ‘i gatshëm’ ta shesë lojtarin kryesor, tre kandidatët e mundshëm për ta zëvendësuar atë

Liverpool është shprehur i gatshëm të shesë një ndër lojtarët kryesor të ekipit pas barazimit me Manchester United, sipas raportimeve të fundit.

Të dielën, Unitedi dhe Liverpooli luajtën baras me rezultat 2-2, vetëm tri javë pas duelit që ‘Djajtë e Kuq’ e fituan ndaj tyre në kuadër të FA Cup.

Të lidhura

None found

Bëhet fjalë për Salah i cili edhe këtë sezon pati paraqitje fantastike për ‘Të Kuqtë’, duke shënuar 17 gola dhe duke kontribuar me nëntë asistime në Ligën Premier.

Megjithatë, siç raporton HITC, shefi i Liverpoolit, Michael Edwards, është i gatshëm që të kompletojë largimin e Salahut këtë verë.

Al Ittihadi kishte ofruar 150 milionë euro për shërbimet e egjiptianit verën e kaluar, por këtë ofertë e kishte refuzuar Liverpooli.

Sidoqoftë, interesimi i tyre nuk është zbehur dhe klubi saudit pritet që të bëjë edhe një ofertë tjetër për 31-vjeçarin i cili ka edhe 18 muaj të mbetur në kontratën e tij tek Liverpooli.

Raportimi shton se në rast se Salah largohet përfundimisht, një sërë kandidatësh janë duke u konsideruar për zëvendësimin e tij.

Kjo listë e lojtarëve që mund ta pasojnë Salahun tek Liverpooli përfshin lojtarë si Pedro Neto, Nico Williams dhe Florian Wirtz. /Telegrafi/

të fundit

Supremja rikthen për rigjykim çështjen e Ndërmarrjes Publike Banesore

Gjykata Supreme e ktheu në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë kontestin ndërmjet shoqërive tregtare dhe Ndërmarrjes Publike Banesore.…

2 minutes ago

Shkup, të mitur sulmojnë një fëmijë në oborrin e shkollës; pamjet shpërndahen në internet

Një i mitur është sulmuar fizikisht nga disa bashkëmoshatarë në oborrin e një shkolle fillore në zonën e Bit-Pazarit, në…

7 minutes ago

Denis Ceman dhe Gazmend Hyseni e pranojnë fajësinë për rastin e Telekomit, katër të pandehur të tjerë e mohojnë

Të akuzuarit Denis Ceman dhe Gazmend Hyseni kanë pranuar fajësinë, ndërsa Trim Musliu, Kreshnik Musliu, Armend Osaj dhe Fatbardh Abazaj…

11 minutes ago

“Ku e keni Praninë Besnike, interesohen nga gjimnazet?” “O vemje”- Ish zv-ministri i Arsimit replikon me Taulant Ballën në rrjete sociale! Socialisti: Kemi bërë gabim që vumë një h*le si puna jote

Ish-zv.ministri i Arsimit, i Partisë Socialiste Oltion Rrumbullaku, ka replikuar ashpër me kreun e grupit parlamentar socialiste Taulant Balla në…

11 minutes ago

Stojko Ramov merr drejtimin e SASHK-ut

Stojko Ramov është zgjedhur kryetar i ri i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Maqedonisë (SASHK), në…

20 minutes ago

Thirrjet islamofobike ndaj Egjiptit, FIFA sanksionon Spanjën

FIFA ka sanksionuar federatën spanjolle për thirrjet raciste drejtuar mbështetësve gjatë ndeshjes miqësore të La Rojas kundër Egjiptit në muajin…

26 minutes ago