Liverpool përballet me një periudhë tranzicioni pas largimit të Jurgen Klopp dhe me ardhjen e Arne Slot si pasardhës i gjermanit në Anfield.
Slot ka për detyrë për ta ruajtur përsosmërinë e ekipit dhe synon që të afrojë futbollistë cilësorë për të qenë një skuadër konkurruese si në Angli ashtu edhe në Evropë.
None found
Një nga objektivat kryesorë për ta transferuar në afatin kalimtar veror të Liverpoolit është Anthony Gordon, megjithatë për të arritur te anglezi The Reds po hasin në vështirësi.
Newcastle United ishte i gatshëm të konsideronte shitjen e Gordon, duke kërkuar të riun Jarrel Quansah si pjesë të marrëveshjes.
Megjithatë, interesi i Liverpoolit është zbehur nga një ngurrim për të hequr dorë kaq lehtë nga një nga perspektivat e tyre më të mëdha siç është Quansah.
The Reds nuk janë të gatshëm për ta lënë të lirë të largohet Quansah dhe kërkojnë nga Newcastle që të arrihet një marrëveshje vetëm me para për Gordon.
Reprezentuesi anglez ka pasur një sezon fantastik me 12 gola dhe 10 asistime dhe është i etur për të bërë një hap para në karrierë. /Telegrafi/
Manchester City mund të përballet me sanksione të ndryshme nëse dështon në apelimin e vendimit për shkeljet e rënda të…
Michael Carrick thotë se Manchester United ka "lëvizur shumë shpejt" pas komentit publik të Lisandro Martinez për Jason Wilcox.Mbrojtësi argjentinas…
Protestuesit janë larguar nga ambientet përpara Ministrisë së Arsimit dhe janë drejtuar drejt bulevardit. Gjatë marshimit, ata i kanë vënë…
Këtë të premte, përplasjet mes protestuesve dhe policisë, kanë vijuar edhe pasi të rinjtë janë larguar nga Ministria e Arsimit.…
Studentët janë larguar nga ministria e Arsimit dhe kanë nisur të marshojnë drejt Kryeministrisë, në ditën e 4-të të revoltës…
Sot në Ministrinë e Shëndetësisë, u prezantuan protokollet për terapinë e dispenzuar për sklerozën multiple, në prani të drejtorëve të…