Liverpool është shprehur i gatshëm të shesë një ndër lojtarët kryesor të ekipit pas barazimit me Manchester United, sipas raportimeve të fundit.
Të dielën, Unitedi dhe Liverpooli luajtën baras me rezultat 2-2, vetëm tri javë pas duelit që ‘Djajtë e Kuq’ e fituan ndaj tyre në kuadër të FA Cup.
Bëhet fjalë për Salah i cili edhe këtë sezon pati paraqitje fantastike për ‘Të Kuqtë’, duke shënuar 17 gola dhe duke kontribuar me nëntë asistime në Ligën Premier.
Megjithatë, siç raporton HITC, shefi i Liverpoolit, Michael Edwards, është i gatshëm që të kompletojë largimin e Salahut këtë verë.
Al Ittihadi kishte ofruar 150 milionë euro për shërbimet e egjiptianit verën e kaluar, por këtë ofertë e kishte refuzuar Liverpooli.
Sidoqoftë, interesimi i tyre nuk është zbehur dhe klubi saudit pritet që të bëjë edhe një ofertë tjetër për 31-vjeçarin i cili ka edhe 18 muaj të mbetur në kontratën e tij tek Liverpooli.
Raportimi shton se në rast se Salah largohet përfundimisht, një sërë kandidatësh janë duke u konsideruar për zëvendësimin e tij.
Kjo listë e lojtarëve që mund ta pasojnë Salahun tek Liverpooli përfshin lojtarë si Pedro Neto, Nico Williams dhe Florian Wirtz. /Telegrafi/