Categories: sport

Liverpooli harton planin për verën 2027, Rayan, Pedro Neto dhe Estevao në listën e sulmuesve

Liverpooli ka nisur të vlerësojë alternativat për përforcimin e krahut të djathtë të sulmit në merkaton e verës 2027. Në krye të listës së klubit anglez ndodhen Rayan, Pedro Neto dhe Estevao, ndërsa prioriteti i Reds do të jetë rritja e mëtejshme e potencialit ofensiv.

Të lidhura

None found

Kjo lëvizje lidhet edhe me largimin e mundshëm të Cody Gakpo, si dhe me numrin e madh të sulmuesve me këmbë të majtë në skuadër, mes tyre Rio Ngumoha, Victor Munoz dhe Bradley Barcola. Për këtë arsye, trajneri Andoni Iraola i ka kërkuar drejtuesve një futbollist që preferon këmbën e djathtë, me një investim të mundshëm nga 80 deri në 100 milionë euro.

Rayan shihet si zgjedhja e parë e Iraolës. Braziliani 20-vjeçar është i lidhur me Bournemouth deri në qershor 2031 dhe trajneri bask ka punuar me të që prej mbërritjes së sulmuesit në afatin dimëror të sezonit të kaluar, kur Iraola drejtonte ekipin kuqezi. Përveçse në krah, lojtari mund të aktivizohet edhe në qendër të sulmit, çka do të përbënte një ribashkim me një futbollist të njohur për trajnerin.

Vlera e Rayan llogaritet në rreth 80 milionë euro. Në Anfield besojnë se ai do të përshtatej shpejt me futbollin e presionit të kërkuar nga Iraola, pikërisht për shkak të bashkëpunimit të mëparshëm mes tyre.

Alternativat e tjera të konsideruara nga Liverpooli janë pjesë e Chelsea. I pari është Pedro Neto, portugezi 26-vjeçar që ka kontratë me klubin londinez deri në vitin 2031. Ai po mendon largimin nga Stamford Bridge pasi nuk e ka më statusin e titullarit nën drejtimin e Xabi Alonsos, ndërsa kostoja e transferimit të tij parashikohet të jetë rreth 100 milionë euro.

Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Estavao, sulmuesi brazilian 19-vjeçar, i cili është i lidhur me Chelsea deri në vitin 2033. Koha e kufizuar në fushë nën drejtimin e trajnerit spanjoll e ka bërë atë të shqyrtojë një largim. Për ta bindur bordin e klubit londinez, Liverpoolit do t’i duhej të paguante 100 milionë euro, ndërsa ky konsiderohet opsioni më tërheqës për shkak të talentit të madh që Estevo ka shfaqur.

Gjatë sezonit 2026-2027, skautët e Liverpoolit do të ndjekin nga afër paraqitjet e të tre sulmuesve. Klubi nga Anfield planifikon të kontaktojë përfaqësuesit e tyre në prill, me synimin për të përgatitur një ofertë zyrtare përpara rihapjes së merkatos së verës.

të fundit

Albert Sylaj dërgohet në stacionin policor pas arrestimit në Deçan

Është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari kyç për vrasjen e Arlinda Zekaj në Vitomiricë. Policia njoftoi se pas angazhimeve intensive…

1 second ago

Trump parashikon takim të afërt mes Putinit dhe Zelenskyt për negociatat e paqes

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky do…

1 second ago

Currency exchange, October 28/ How much the dollar and euro are buying and selling for, and what is happening with other currencies

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me…

7 minutes ago

Stable weather conditions/ See the forecast for October 28, 2026

Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…

7 minutes ago

Horoscope for October 28, 2026: Discover the surprises the stars have in store for each sign

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…

8 minutes ago

Suspected killer of former sister-in-law arrested by Kosovo police

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në…

8 minutes ago