Liverpooli po vijon negociatat direkte me Paris Saint-Germainin për transferimin e mundshëm të Bradley Barcolas, por çmimi i vendosur nga klubi francez, që mund të arrijë deri në 168 milionë euro, i ka bërë anglezët të shqyrtojnë një tjetër mundësi. Në këtë situatë, vëmendja e “Të Kuqve” është përqendruar te Rayan, sulmuesi brazilian i Bournemouthit.
None found
Rayan, 23 vjeç, konsiderohet i përshtatshëm për filozofinë e trajnerit Andoni Iraola, pasi dallohet për shpejtësinë, aksionet e drejtpërdrejta dhe aftësinë për të vepruar në të dyja krahët e repartit ofensiv.
Referuar CaughtOffside, Liverpooli ende mban kontakte me PSG-në dhe është i gatshëm të ofrojë rreth 100 milionë euro për reprezentuesin e Francës.
Megjithatë, kërkesat e larta financiare të klubit parisien kanë vështirësuar ndjeshëm arritjen e marrëveshjes.
PSG-ja raportohet se kërkon një shumë nga 162 deri në 168 milionë euro për të konsideruar seriozisht shitjen e Barcolas.
Barcola thuhet se është i interesuar për projektin e Liverpoolit në “Anfield”, por hendeku i madh mes pretendimeve të PSG-së dhe shumës së ofruar nga klubi anglez ka nxitur përgatitjen e një plani alternativ.
Nëse transferimi i Barcolas nuk realizohet, Rayan shihet si kandidati kryesor për të mbërritur në Liverpool. Sipas raportimeve, klubi anglez ka arritur një marrëveshje paraprake me anësorin 20-vjeçar për kushtet personale.
Braziliani është familjar me kërkesat e futbollit të Iraolas dhe do t’i shtonte skuadrës shpejtësi, fuqi fizike dhe hapësirë të konsiderueshme për zhvillim në krahun e djathtë të sulmit.
Rayan zhvilloi një pjesë të dytë shumë të mirë të sezonit në Ligën Premier, ku regjistroi shtatë kontribute në gola në 15 ndeshje, pas transferimit të tij në jug të Anglisë në fillim të vitit.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka akuzuar sot vendet europiane se po pengojnë përpjekjet për arritjen e paqes në Ukrainë,…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka plagosur me mjet…
Studentët kanë dalë në një deklaratë për mediat nga Spitali i Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore protestues të plagosur…
Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari është regjistruar në fshatin Perondi, në bashkinë Kuçovë. Viktima, i identifikuar si…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka plagosur me mjet…
Steven Gerrard ka mbetur i impresionuar nga paraqitjet e talentit të Liverpoolit, Rio Ngumohas, duke e krahasuar atë me legjendën…