Categories: sport

Liverpooli finalizon transferimin e Bradley Barcolës nga PSG për 124 milionë euro

Liverpooli ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e sulmuesit anësor francez Bradley Barcola nga Paris Saint-Germain, në një operacion që raportohet se kap vlerën e rreth 124 milionë eurove.

Të lidhura

None found

Barcola pritet të jetë një prej afrimeve më të rëndësishme të “Reds” gjatë kësaj vere, veçanërisht pasi skuadra e ka nisur sezonin e ri në Ligën Premier me dy barazime në dy takimet e para.

23-vjeçari shihet si kandidati kryesor për të mbuluar hapësirën e lënë pas nga Mohamed Salah, i cili u largua në përfundim të sezonit të kaluar.

Francezi ka përfunduar me sukses ekzaminimet mjekësore gjatë fundjavës dhe pritet të marrë menjëherë një rol të rëndësishëm në krahun e majtë të repartit ofensiv.

Barcola kaloi te PSG-ja në vitin 2023, pasi u transferua nga Lyoni, klub ku ishte formuar në akademi. Në periudhën e tij me ekipin parisien, ai shënoi 39 gola në 152 paraqitje dhe u kthye në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës.

Klubi francez kishte hedhur poshtë në fillim të këtij muaji një ofertë prej afërsisht 105 milionë eurosh nga Liverpooli. Bisedimet vijuan për disa javë, ndërsa raportimet bënin të ditur se kampionët e Francës kërkonin deri në 169 milionë euro për shitjen e yllit të tyre.

Gjithsesi, ardhja e Maghnes Akliouche dhe Mika Godts gjatë kësaj vere mund të ketë ndikuar në statusin e Barcolës brenda hierarkisë së PSG-së, duke lehtësuar përfundimisht largimin e tij.

Te Liverpooli, francezi pritet të pozicionohet në krahun e majtë të sulmit, rol që gjatë 12 muajve të fundit është mbuluar rregullisht nga Cody Gakpo, sidomos pas transferimit të Luis Diaz te Bayern Munichu.

Megjithatë, edhe qëndrimi i Gakpos në “Anfield” nuk është i sigurt. Sulmuesi holandez është përfolur fort për një kalim te Manchester City, një zhvillim që do t’i krijonte Barcolës mundësinë për të pasur një rol edhe më të madh në formacionin e Arne Slotit.

Gjatë aventurës me PSG-në, Barcola ka fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve, tri kampionate franceze dhe dy Kupa të Francës, së bashku me trofe të tjerë.

Barcola ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Liverpoolin dhe do të luajë me fanellën me numrin 29.

të fundit

Peskov akuzon Europën se po pengon negociatat e paqes për Ukrainën: Po kërkon zgjatjen e luftës

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka akuzuar sot vendet europiane se po pengojnë përpjekjet për arritjen e paqes në Ukrainë,…

5 minutes ago

Divjakë, 45-year-old suspected of stabbing his 39-year-old wife

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka plagosur me mjet…

14 minutes ago

From the Trauma Hospital, students call for an investigation into violence: Criminal liability also for officers who ordered the use of force

Studentët kanë dalë në një deklaratë për mediat nga Spitali i Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore protestues të plagosur…

14 minutes ago

55-year-old hit by car while cycling dies at Berat hospital

Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari është regjistruar në fshatin Perondi, në bashkinë Kuçovë. Viktima, i identifikuar si…

14 minutes ago

Divjakë, 45-vjeçari dyshohet se goditi me thikë bashkëshorten 39-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka plagosur me mjet…

16 minutes ago

Steven Gerrard mahnitet nga Rio Ngumoha: “E gjithë bota është para tij

Steven Gerrard ka mbetur i impresionuar nga paraqitjet e talentit të Liverpoolit, Rio Ngumohas, duke e krahasuar atë me legjendën…

17 minutes ago