Categories: sport

Liverpooli përgatit ofertë marramendëse për Bradley Barcolan

Sipas gazetës së njohur franceze L’Equipe, Liverpooli dhe Paris Saint-Germain nuk janë pajtuar ende për çmimin e sulmuesit francez Bradley Barcola.

Të lidhura

None found

Klubi nga Anglia pritet t’i shtojë përpjekjet për transferimin e reprezentuesit të Francës, ndërsa oferta e parë për yllin e PSG-së pritet të arrijë në 115 milionë euro.

Drejtuesit e Liverpoolit, megjithatë, e dinë se kjo shumë mund të mos i bindë kampionët e Francës. PSG nuk synon ta lejojë Barcolan të largohet për më pak se 150 milionë euro, pa llogaritur bonuset e mundshme.

23-vjeçari vlerësohet nga klubi parisien si një nga talentet kryesore të ekipit dhe dëshira është që ai të vazhdojë të qëndrojë në Paris. Megjithatë, çështja është ndërlikuar pasi futbollisti e ka shprehur qartë synimin për të nisur një aventurë të re.

Raportimet bëjnë të ditur se Barcola u ka komunikuar drejtuesve të PSG-së se nuk dëshiron ta zgjasë kontratën, e cila përfundon pas dy vitesh. Qëndrimi i tij ka shtuar presionin mbi klubin francez, që mund të humbasë kontrollin mbi të ardhmen e lojtarit nëse palët nuk gjejnë marrëveshje gjatë kësaj vere.

Liverpooli e konsideron francezin profilin e duhur për të fuqizuar sulmin dhe beson se në vitet e ardhshme ai mund të shndërrohet në një prej yjeve më të mëdhenj të Ligës Premier.

Në të njëjtën kohë, edhe PSG ka interes që çështja të marrë një zgjidhje, pasi kërkon të evitojë mundësinë që Barcola të hyjë në vitet e fundit të marrëveshjes së tij pa pasur një rinovim të garantuar.

Sipas raportimeve, negociatat ndërmjet dy klubeve po zhvillohen në frymë pozitive, ndërsa të dyja palët kanë arsye për të gjetur një kompromis.

të fundit

Manxhuka: No Serbian elections or referendums have been held in Kosovo

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale, në territorin…

2 minutes ago

Details emerge from SPAK file: How a cash-filled box was found at Belinda Balluku’s villa in Dhërmi

Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…

2 minutes ago

Transporting four illegal migrants for payment, two 20-year-olds arrested in Gjirokastër

Dy 20-vjeçarë janë arrestuar nga Policia në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar kundrejt pagesës katër emigrantë që kishin hyrë…

2 minutes ago

Two official vehicles damaged in Tetovo, police launch investigation to identify perpetrator

Dy automjete zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, të cilat shfrytëzohen nga Inspektorati Shtetëror i Tregut në Tetovë, janë dëmtuar nga…

3 minutes ago

Manxhuka: Në Kosovë nuk janë zhvilluar më votime apo referendume të Serbisë

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale, në territorin…

6 minutes ago

Dëmtohen dy automjete zyrtare në Tetovë, policia nis hetimet për identifikimin e autorit

Dy automjete zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, të cilat shfrytëzohen nga Inspektorati Shtetëror i Tregut në Tetovë, janë dëmtuar nga…

8 minutes ago