Rreth tetë lojtarë të Liverpool thuhet se mund të humbasin ndeshjen hapëse të klubit në sezonin 2022-23 në Premier League kundër Fulham.
“Reds” do të udhëtojnë në Craven Cottage për të përballuar skuadrën e sapopromovuar të shtunën, më 6 gusht. Megjithatë, ata mund të jenë pa një numër lojtarësh, duke përfshirë disa titullarë, sipas “Liverpool World”.
Portieri i parë, Alisson Becker është një nga mungesat më të dukshme të mundshme. Braziliani luajti miqësoren e hapjes para-sezonale të skuadrës së tij kundër Manchester United, por që atëherë ka munguar për shkak të një dëmtimi. Zëvendësi i portierit, Caoimhin Kelleher, mori një dëmtim ndërsa ishte në detyrë me kombëtaren në qershor.
Sidoqoftë, Jurgen Klopp i tha faqes zyrtare të Liverpool-it se pret që Alisson të jetë i disponueshëm për përballjen e tyre kundër Fulhamit. Tekniku gjerman deklaroi gjithashtu se Kelleher mund të ketë nevojë për dy deri në tre javë për t’u bërë plotësisht në formë.
Sulmuesi portugez Diogo Jota është gjithashtu jashtë fushës për shkak të një dëmtimi muskulor dhe nuk mori pjesë në kampin stërvitor të “Reds” në Austri. Naby Keita (i sëmurë) dhe Curtis Jones (dëmtim i paspecifikuar) nuk luajtën në ndeshjen e tyre të FA Community Shield kundër Manchester Cityt. Dyshja mund të mungojë edhe në përballjen ndaj Fulhamit.
Një tjetër nga mesfushorët e tyre, Alex Oxlade-Chamberlain, pësoi një dëmtim të kofshës gjatë fitores së tyre 2-0 kundër Crystal Palace në parasezon. Klopp konfirmoi se dëmtimi i anglezit ishte ‘serioz’ (në 90 minuta) dhe ai duket i sigurt se do të humbasë ndeshjen e tyre të parë në Premier League.
Kostas Tsimikas thuhet se mori një dëmtim gjatë turneut të Liverpoolit në Austri. Së fundmi, Ibrahima Konate u çalë gjatë ndeshjes së tyre të fundit para-sezonale kundër RC Strasburgut. Për fat të mirë, Klopp i tha faqes zyrtare të klubit se nuk dukej ‘shumë shqetësues’./ h.ll/albeu.com