Liverpool merr një informatë të rëndësishme e cila do iu ndihmojë të transferojnë Kubon

Liverpool ka një shkallë pasigurie të varur mbi ta, mes lajmeve për largimin e Jurgen Klopp në fund të sezonit dhe me të ardhmen e Mohamed Salah e cila mbetet në dyshim gjithashtu.

Sidoqoftë, Takefusa Kubo i cili është një ndër kandidatët e mundshëm për t’u transferuar në “Anfield” duket se do jetë një opsion më i arritshëm për klubin sesa ishte paramenduar fillimisht.

Sulmuesi japonez po kalon në një formë fantastike këtë sezon në La Liga dhe kjo ka bërë që interesimi për të nga jashtë të mos mungojë.

Klubet arabe së bashku me Liverpoolin kishin shprehur interesim të madh për shërbimet e tij në janar, por Kubo së fundmi nënshkroi një kontratë të re deri në 2029, duke ilustruar faktin se e ardhmja e tij do të vazhdojë të mbetet në San Sebastian.

Ka qenë mediumi spanjoll Relevo ka raportuar se klauzola e Kubos vazhdon të mbetet ajo e njëjta, pra 60 milionë euro.

Kjo do të thotë se “Të Kuqtë” do të kenë mundësinë që të blejnë kartonin e tij me një çmim tejet të arsyeshëm, ndonëse 50 për qind e asaj shume do t’i takojë Real Madridit, për shkak të marrëveshjes që kanë bërë më herët me Real Sociedadin.

Megjithatë, ky nuk është një sinjal se largimi i Kubos është definitiv, por që lë gjithçka të hapur për një lëvizje të Liverpoolit në të ardhmen, në rast se reprezentuesi japonez vazhdon me paraqitje të mira./Telegrafi/


Shtuar 20.02.2024 20:39