Liverpool është gati të përfundojë një lëvizje të madhe në merkato përpara verës së ardhshme, pasi sipas mediave argjentinase ata kanë arritur një marrëveshje verbale me Benfica për të firmosur me Enzo Fernandez në qershor 2023.
Asi argjentinas ka shkëlqyer në Kupën e Botës së Katarit, duke lënë si shenjë golin e mrekullueshëm që shënoi ndaj Meksikës, dhe ka qenë në radarët e klubeve të mëdha si City dhe United, por Liverpool duket se ka hedhur grepin më larg nga të gjithë.
Siç raporton “Capital”, Liverpool do ta blejë mesfushorin argjentinas për 120 milionë euro së bashku me pjesëmarrjen dhe bonuset e golave, me ish-klubin e tij River Plate që merr 25% të çmimit përfundimtar të shitjes, pasi ai kishte mbajtur një përqindje ku u transferua te Benfica verën e kaluar, në vend të 10 milionë eurove./ h.ll/albeu.com