Categories: sport

LISTA/ 10 “bomberat” që do të synojnë të lënë shenjë në “Euro 2020”

Kanë mbetur vetëm pak ditë nga starti i Euro 2020. Do të jetë përballja Itali-Turqi ajo që do të hapë siparin e këtij kompeticioni. Me Europianin që është shumë pranë, vëmendja do të jetë edhe tek sulmuesit. Kush janë 10 golashënuesit më të mirët në prag të Europianit?

Listën e kryeson Cristiano Ronaldo. Sulmuesi i kombëtares portugeze është i vetmi në këtë Europian që ka regjistruar më shumë se 100 gola me fanellën e përfaqësues së tij. Ronaldo me luzitanët ka arritur të fitojë Euro 2016 dhe Nations League ne 2019.

Të lidhura

None found

Polonia krenohet me Robert Lewandowskin: 66 gola në 118 ndeshje. Pavarësisht dëmtimeve të shpeshta, sulmuesi i Bayernit të Mynihut mbetet i frikshëm në repartin e sulmit. Me 41 gola në Bundesligë, shifër që theu rekordin e Gerd Mullerit, i cili kishte shënuar 40, Lewadowski do të tentojë që dhe ne Euro 2020 të ketë të njëjtën perferomancë.

Belgjika ka si golashënuesin e saj më të mirë Romelu Lukakun. 59 rrjeta në 92 paraqitje. Sulmuesi i Interit e mbylli kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar titullin kampion. Pasi arriti që me fanellën e “Djajve të Kuq” të Europës ta mbyllte Botërorin e Rusisë në vendin e 3-të, tashmë do të përpiqet të rrëmbejë edhe trofenë e Europianit.

Edhe pse jo protagonist absolut te Chlesea, Oliver Giroud me Francën në 107 ndeshje e ka gjetur 44 herë rrugën e rrjetës. Pas Kupës së Botës “Gjelat” do të provojnë të fitojnë edhe Europianin.

Gjermania e Johachim Lowe ka si golashënuesin e saj më të mirë, Thomas Muller. Sulmuesi i Bayernit të Mynihut në 101 ndeshje ka shënuar 38 gola.

Ukraina, që është një tjetër kombëtare pjesëmarrëse në Euro 2020 nga 24 përfaqësuese në total, ka si golashënues Andrij Jarmelenko, i cili në 93 sfida ka shënuar 38 gola. Ai do të mundohet që të udhëheqë skuadrën e tij në duelet që ata do të kenë ndaj Austrisë, Holandës dhe Maqedonisë së Veriut.

Këta të fundit ndërkohë do të shpresojnë tek performanca e veteranit Goran Pandev, me 37 gola në 119 paraqitje. Skuadra e tij do të përpiqet maksimalisht të kalojë fazën e grupeve.

Danimarka udhëhiqet nga Christian Eriksen i ka 36 finalizime ne 107 sfida.
Franca ka dhe një tjetër golashënues krahas Giroud. Ai është Antoine Griezmann. Sulmuesi i Barçës me “Gjelat” në 90 paraqitje ka gjetur 36 herë rrugën e rrjetës. Në Euro 2016 ishte vendimtar në suksesin e ekipit të tij, teksa këtë herë së bashku me Mbappenë dhe Benzemanë do të tentojnë pushtimin e Europës.

Listën e mbyll Harry Kane. Me Anglinë “bomber” i “Spurs”-ave në 54 paraqitje ka shënuar 33 gola. Kjo verë do të jetë e nxehtë për Kane, pasi shume klube e kërkojnë, por përpara ka një mision më të rëndësishëm, suksesi në Europian me “Tre Luanë”.

të fundit

KE mbështet qendrat e emigrantëve në stilin e Shqipërisë, Meloni: Po shndërrohet gradualisht në një model europian

Kryeministrja italiane Gorgia Meloni ka deklaruar se “Deklarata e Kishinaut”, e miratuar nga 46 shtetet anëtare të Këshilli i Europës,…

18 minutes ago

Akuzat e presidentit të Realit, Fermin i përgjigjet: Si mund të vjedhësh 7 La Liga kur ke Mesin dhe Iniestën në skuadër

Fermin Lopez është bërë një lojtar bazë dhe shumë i rëndësishëm për Barcelonën.ferminMe titullin e fituar dhe shpresën për të…

29 minutes ago

Southampton i spiunoi në stërvitje, Middlesbrough kërkon përjashtimin nga finalja e play-off e Championship

Middlesbrough pretendon largimin e Southampton-it nga play-off i Championship për shkak të skandalit që ka prekur ekipin e “Shenjtorëve”, të…

38 minutes ago

“Rama i plagosur rëndë politikisht!”, Berisha: Lubia, kryeministrja në hije. Tmerr për deputetët dhe PS-në, shkon çdo ditë në Kryeministri dhe…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, e nisi fjalimin e tij me…

46 minutes ago

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Vetëm një ditë pasi vendosi uljen e çmimit të karburanteve, Bordi i Transparencës ka miratuar një tjetër ndryshim, duke rritur…

1 hour ago

Ryshfeti çoi pas hekurave 4 efektivët në Sarandë/ Si u bë ndërtimi pa leje “mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt (Detajet)

Ndërtimi pa leje që u zbulua nga policia të enjten në Sarandë, dyshohet se është bërë shkak për ngjarje kriminale…

2 hours ago