Me fitoren 2-1 në transfertë ndaj Mitrovicës në ndeshjen e mbetur të javës së tetë, Liria e Prizrenit është shpallur zyrtarisht kampione e stinorit vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës.
Skuadra prizrenase mori tri pikë me shumë vlerë në një takim që u zgjidh vetëm në minutat e fundit. Fitim Susuri kaloi në avantazh Lirinë në minutën e 39-të, por Rasheed Salami riktheu baraspeshën në fillim të fraksionit të dytë.
None found
Kur dukej se sfida po mbyllej në barazim, Neki Likaj realizoi golin e fitores në minutën e 80-të, duke i siguruar Lirisë tri pikët që konfirmuan vendin e parë në renditje.
Pas 16 xhirove të luajtura, Liria udhëheq klasifikimin me 39 pikë, gjashtë më shumë se Prishtina e Re që ka 33. Në pozitën e tretë qëndron Ferizaj me 30 pikë të grumbulluara.
Para përfundimit të pjesës vjeshtore ka mbetur edhe një javë. Liria do të ndeshet me Rilindjen 1974, ndërsa Prishtina e Re do të udhëtojë për t’u përballur me Ferizajn. Ky duel mes dy ndjekësve kryesorë mund t’i japë Lirisë mundësi që ta rrisë edhe më tej distancën nga rivalët.
Nën drejtimin e Ismet Munishit, Liria po zhvillon një sezon mjaft të suksesshëm dhe duket se kryesia e re, bashkë me stafin teknik, kanë arritur të kompensojnë mangësitë e sezonit paraprak.
Munishi zgjodhi të vazhdonte projektin në Prizren me një objektiv të qartë: ta kthejë klubin me traditë në mesin e elitës së futbollit kosovar. Deri tani, rezultatet tregojnë se ekipi është në rrugën e duhur për ta arritur këtë synim.
Në 15 ndeshjet e para të kampionatit, Liria ka fituar 11 herë, ka barazuar në tri raste dhe ka pësuar vetëm një disfatë. Prizrenasit kanë shënuar 27 gola dhe kanë lejuar vetëm shtatë, duke u renditur si mbrojtja më e fortë e ligës.
Në aspektin sulmues, Drin Ymeri kryeson listën e golashënuesve të Lirisë me gjashtë realizime, ndjekur nga Fitim Susuri me pesë gola.
Me gjashtë pikë avantazh ndaj ndjekësit më të afërt dhe me një bilanc tejet pozitiv, Liria po e përfundon fazën vjeshtore në krye, ashtu siç i ka hije një skuadre me ambicie të qarta për t’u ngjitur sërish në Superligë.
Trabzonspor, Ernest Muçi Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trabzonspor ka ndarë një sërë sekuencash fotografish të shkrepura nga stërvitja…
Ish-kryebashkiaku socialist i Memaliajt, Gjolek Guci, është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg nga Gjykata e Posaçme (GJKKO),…
Pronarët e automjeteve në Maqedoninë e Veriut mund të gjobiten me 100 euro nëse nuk e paraqesin ndryshimin e numrit…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim në selinë e NATO-s në Bruksel me zëvendësndihmësen e…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren…
Zyrtari i Qendrës për Punë Sociale në Pejë, Shpat Morina, ka dhënë detaje në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me veprimet…