Të mërkurën u luajtën ndeshje të tjera të xhiros së 14-të në Ligën e Parë. Xhiroja kishte nisur të martën dhe përfundon të enjten.
Liria fitoi pa vështirësi 2:0 në shtëpi ndaj Suharekës dhe përforcoi vendin e parë me 32 pikë. Ajo ka tri pikë më shumë se Prishtina e Re e vendit të dytë, e cila ka zhvilluar një ndeshje më shumë.
None found
Prishtina e Re, ndërkaq, mori vetëm një pikë në udhëtimin te Besa e Pejës, pas barazimit 1:1.
Pas pesë ndeshjesh pa fitore, Dinamo u rikthye te suksesi duke përmbysur rezultatin dhe duke mposhtur 2:1 Vëllaznimin e Gjakovës.
Ramiz Sadiku fitoi 3:1 në fushën e Rilindjes 1974. Fitore në udhëtim shënoi edhe Vjosa, e cila mundi Kikën 1:0.
Në Kaçanik, Lepenci dhe Trepça ’89 u ndanë me rezultatin 1:1, ndërsa Mitrovica fitoi 3:0 kundër skuadrës së 2 Korrikut.
Xhiroja nisi të martën me barazimin pa gola mes Tefik Çangës dhe Ferizajt. Ndeshja përmbyllëse, Trepça – Istogu, zhvillohet të enjten duke nisur nga ora 13:00.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar marrëveshjen për pranim fajësie të arritur mes të akuzuarve: Ish-Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit,…
Trajneri i Prishtinës, Orges Shehi, ka vlerësuar fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij ndaj Dritës, e cila e riktheu…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Izrael ka konfirmuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të javës së kaluar, duke hedhur poshtë pretendimet…
Vrasja e Alinda Zekajt, e cila dyshohet se u privua nga jeta nga kunati i saj, Albert Sylaj, mbrëmjen e…
Skuadra e Prishtinës ka mposhtur Dritën në ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës futboll. Të…
TeutaTeuta vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës në “Abissnet Superiore”, sfidë të cilën do ta luajnë të shtunën përballë Tiranës…