Albion Kurtaj, futbollisti më i spikatur i momentit te Liria e Prizrenit, ka theksuar në një bisedë për Telegrafin se skuadra po bën gjithçka për t’u ngjitur sërish në Superligën e Kosovës.
Pas dhjetë xhirove të para, ekipi i drejtuar nga Ismet Munishi ka arkivuar shtatë fitore, dy barazime dhe vetëm një disfatë.
None found
Kurtaj, i cili deri tani ka shënuar katër gola dhe ka dhënë tri pasime vendimtare, vlerëson se këto rezultate janë fryt i angazhimit kolektiv të gjithë grupit.
“Në radhë të parë jam tejet i kënaqur me ecurinë që po tregon e gjithë skuadra. Forma ime personale është pasojë e punës së përbashkët që kryejmë çdo ditë,” u shpreh ai.
“E prisnim një nisje të tillë pozitive, duke ditur se kemi një kryesi dhe staf teknik që qysh nga seanca e parë stërvitore kanë dhënë maksimumin për këto arritje.”
Anësori shtoi se Lirisë i mungon elita e futbollit kosovar, por është i vetëdijshëm që ngjitja nuk do të jetë e thjeshtë për shkak të konkurrencës së ashpër në kategorinë e dytë.
“Liria është një klub që do t’i shtonte vlerë Superligës bashkë me tifozërinë Arpagjikët. Ka ardhur momenti që Liria të rikthehet në elitë, edhe pse duhet shumë përkushtim për ta arritur objektivin.”
“Liga e Parë e ka rritur nivelin vitet e fundit. Ne po përqendrohemi ndeshje pas ndeshjeje dhe nuk duam të nënvleftësojmë asnjë kundërshtar. Deri në fund do të ketë shumë skuadra që do të garojnë për ngjitje në Superligë.”
Gjatë merkatos verore, Kurtaj kishte disa oferta në dorë, por në fund vendosi të qëndrojë te Liria. I pyetur për arsyen e këtij vendimi, ai u përgjigj se projekti i klubit prizrenas ishte faktori përcaktues.
“Pas takimit me presidentin dhe drejtorin e klubit, më prezantuan projektin dhe organizimin, kështu që nuk e pata të vështirë të vazhdoja. Kam jetuar një sezon të mrekullueshëm me Lirinë, më kanë bërë të ndihem si në shtëpinë time, prandaj vendosa të mos ua ktheja shpinën. Tani duhet të punojmë për ta rikthyer klubin aty ku e meriton,” përfundoi Kurtaj.
Për momentin, Liria renditet në vendin e dytë me 23 pikë, një më pak se kryesuesi Prishtina e Re, e cila ka zhvilluar një takim më shumë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Lord Wood of Anfield, Nënsekretar Parlamentar i Shtetit për Evropën…
Ish-lojtari i kombëtares gjermane, Mesut Ozil, ka kritikuar FIFA-n për trajtimin e ndryshëm që i ka bërë Rusisë dhe Izraelit.Ozil…
Një i sapodiplomuar në Mjekësi të Përgjithshme, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën. Ai kritikoi qëndrimin e mazhorancës dhe…
Në një deklaratë për mediat, një mjek në mbështetje të studentëve, u shpreh se brezi i tij duhet t’u kërkojë…
Studenti i Mjekësisë, Jon Sinoimeri reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se kreu i qeverisë ka publikuar fotografinë…
Gjykata e Apelit ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj Gani…