Categories: sport

Lionel Messi nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Buenos Airesit

Universiteti i Buenos Airesit (UBA), institucioni më i madh dhe më i rëndësishëm akademik në Argjentinë, ka vendosur t’i akordojë Lionel Messit vlerësimin më të lartë të nderit.

Këshilli Superior i UBA-së miratoi në mënyrë unanime emërimin e kapitenit të kombëtares argjentinase si Doctor Honoris Causa, titulli më prestigjioz që jep ky universitet.

Të lidhura

None found

Sipas rezolutës së publikuar nga institucioni, rrugëtimi sportiv i Messit është një model i përsosmërisë, vendosmërisë, modestisë dhe etikës profesionale.

ceremonia zyrtare e dorëzimit të titullit do të mbahet të martën e ardhshme. Ky vlerësim do t’i jepet pak para paraqitjes së fundit të Messit me fanellën e Argjentinës, në përballjen kundër Beninit.

Messi largohet nga përfaqësuesja si lojtari me më shumë paraqitje dhe gola në historinë e saj. Ai ka zhvilluar 207 ndeshje dhe ka shënuar 125 gola, duke kryesuar të dyja rekordet.

Gjatë aventurës me skuadrën “Albiceleste”, ai ka fituar Kupën e Botës në vitin 2022, dy edicione të Copa America në 2021 dhe 2024, Finalissiman e vitit 2022, Kupën e Botës U20 në 2005 dhe medaljen e artë olimpike në 2008.

të fundit

Edu Aguirre tregon çfarë e shtyu Cristiano Ronaldon të largohej nga Portugalia

Cristiano Ronaldo është larguar nga grumbullimi i Portugalisë, ndërsa gazetari Edu Aguirre, i cili njihet si mik i afërt i…

4 minutes ago

Arsenali shqyrton transferimin e bujshëm të Florian Wirtzit nga Liverpooli

Arsenali po monitoron nga afër situatën e Florian Wirtzit, i cili raportohet se po shqyrton mundësinë e largimit nga Liverpooli…

4 minutes ago

SDSM calls for Ivan Stoilkoviq’s dismissal, accuses him of involvement in Vuçiq’s campaign

LSDM kërkon shkarkimin e menjëhershëm të ministrit Ivan Stoilkoviq, duke e akuzuar atë për pjesëmarrje në fushatë politike në Serbi…

13 minutes ago

Senate of the University of Pristina approves declaration on the war for Kosovo’s liberation

Senati i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e mbajtur dje miratoi një deklaratë në lidhje me luftën e drejtë të…

14 minutes ago

Von der Leyen visits Kosovo, meetings with Haxhiu and Kurti on the agenda

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndodhet sot në Kosovë, në kuadër të turneut të saj në Ballkanin…

14 minutes ago

Von der Leyen in Tirana: Albania must implement reforms and strengthen dialogue with society

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërkoi më 30 shtator që Shqipëria të përqendrohet te zbatimi i reformave,…

15 minutes ago