Categories: sport

Argjentina i dha lamtumirën Lionel Messit në një natë emocionuese pas tërheqjes nga kombëtarja

Pas 21 vitesh me fanellën e Argjentinës, Lionel Messi zhvilloi ndeshjen e tij të fundit me kombëtaren mëngjesin e së mërkurës, në stadiumin Monumental të Buenos Airesit. Argjentina e mbylli sfidën miqësore ndaj Beninit me fitore 3-0.

Takimi i 208-të dhe i fundit i Messit me përfaqësuesen u luajt përpara 85,000 tifozëve. Në këtë periudhë, kapiteni argjentinas shënoi 126 gola, fitoi Kupën e Botës në vitin 2022 dhe dy trofe të Kupës së Amerikës.

Të lidhura

None found

Publiku e përcolli me duartrokitje në këmbë, ndërsa në fushë iu bashkuan për t’i dhënë lamtumirën shokët e skuadrës, stafi teknik, trajneri Lionel Scaloni dhe tifozët e pranishëm.

“Ka qenë një krenari e madhe të vesh këtë fanellë për më shumë se 20 vjet. Nuk kam pushuar kurrë së luftuari, nuk kam pushuar kurrë së dhëni më të mirën time. Do të doja shumë të kthehesha përgjithmonë, sepse të luash për ekipin kombëtar të Argjentinës është gjëja më e bukur që mund të të ndodhë”, u shpreh Messi nga qendra e fushës.

Nderimi për kapitenin nisi që në minutën e 10-të, kur arbitri ndërpreu përkohësisht lojën. Për këtë përballje, Messi mbajti një fanellë të edicionit special, me vija vertikale më të gjera, një diell të madh dhe numrin e artë 10 në shpinë.

Argjentina e zhbllokoi rezultatin në minutën e 48-të. Pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Messi, Nicolas Otamendi goditi me kokë dhe e dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 61-të, Messi asistoi Nico Pazin, i cili shënoi me të majtën, ndërsa dhjetë minuta më vonë vetë kapiteni realizoi nga pika e penalltisë për shifrat 3-0.

Më 31 gusht, Messi kishte bërë të ditur se do t’i jepte fund paraqitjeve me ekipin kombëtar, edhe pse në moshën 39-vjeçare vazhdon të luajë në nivel të lartë.

Pas përfundimit të ndeshjes, ai falënderoi shokët e skuadrës për trofetë e fituar dhe i këshilloi të qëndrojnë të bashkuar. “Ne duhet të ndërtojmë një grup të fortë dhe të bashkuar sepse ka njerëz që duan që ekipi kombëtar të dështojë dhe ne nuk duhet t’u japim atyre këtë kënaqësi”, u tha ai.

Para ceremonisë së lamtumirës në stadium, Messi u nderua edhe me një doktoraturë nderi nga Universiteti i Buenos Airesit, institucion publik. Vlerësimi iu dorëzua në kompleksin stërvitor të kombëtares, në periferi të Ezeizës, për kontributin e tij me ekipin kombëtar dhe ndikimin që ka pasur brenda e jashtë fushës.

të fundit

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

28 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

36 minutes ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

1 hour ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

1 hour ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

1 hour ago

Shenjat e hershme të defekteve në kutinë e shpejtësive nuk duhen injoruar

Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…

1 hour ago