Lionel Messi dhe vendimi për pjesëmarrjen në Botëror që… ende nuk ka ardhur

Ylli i futbollit Lionel Messi, tashmë e ka zgjidhur çështjen e të ardhmes së tij përsa i përket klubit ku do të luajë duke rinovuar me Inter Miamin edhe për 3 vjet të tjerë, por ai ende nuk ka marrë një vendim përsa i përket pjesëmarrjes së tij në Botërorin e vitit të ardhshëm me Argjentinën.

Në ndeshjen e fundit të kualifikueseve me argjentinën në 5 shtator, vetë kapiteni i skuadrës Albiceleste, tha se nuk e kishte të qartë nëse do të ishte në këtë kompeticion.

Argjentina do të shkojë në Botërorin e SHBA, Meksikës dhe Kanadasë si skuadra kampione në fuqi e botës, pas titullit të fituar në Katar.

Në turneun madhor të vitit 2026, Messi së bashku me Cristiano Ronaldon(nëse Portugalia kualifikohet), do të bëhen futbollistët e parë në histori që do të luajnë në 6 botërorë.

Por pavarësiht kësaj, Lionel Messi ende nuk e ka marrë një vendim përfundimtar, por te Argjentina kanë besim se ai do të jetë në Botërorin e vitit të ardhshëm.


Shtuar 26.10.2025 12:53