Lionel Mesi tund rrjetën për herë të 901 në karrierë (VIDEO)

Ylli i futbollit Lionel Mesi, ka shënuar golin e 901 në karrierë dhe e bëri kundër Nju Jork Siti, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 5-të në MLS.

Në minutën e 61-të, ylli argjentinas tundi rrjetën me një goditje dënimi nga rreth 25 metra largësi me të majtën e tij kirurgjikale.

Vetëm disa muaj para Kupës së Botës, e cila do të luhet në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë, “Pleshti” tregon se është ende i frymëzuar, pavarësisht moshës 38-vjeç.

 


Shtuar 23.03.2026 12:29