Liga e Kombeve: Italia dhe Gjermania ndahen në paqe (VIDEO)

Ka përfunduar 1-1 sfida mes Italisë dhe Gjermanisë.

Ekipi i Mancinit gjeti rrjetën me Pellegrinin në të 70-tën, pas një assisti të mirë nga krahët.

Barazimi do vinte vetëm pas 2 minutash. Do ishte Kimmich që do përfitonte nga një rrëmujë në zonë, me Donnarumman që ishte i dorëzuar dhe nuk mund të bënte asgjë.

Në fund ekipet ndajnë pikët, në një grup ku ndodhet edhe Hungari me Anglinë.



Shtuar 4.06.2022 22:36