Nënshkrimi i Robert Lewandowski është padyshim ngjarja më e madhe e Barcelonës këtë verë. Në tre ndeshje të La Ligës, sulmuesi shënoi deri në katër gola, dy prej tyre kundër Valladolidit.
Goli i parë i Lewandowskit të dielën e kaluar ishte shumë spektakolar. Robert tregoi fleksibilitet të madh. Tifozët e krahasuan goditjen e tij me logon e Bundesligës, shkruan albeu.com.

Ngjashmëria është vërtet e habitshme. /albeu.com/

