Robert Lewandowski ia ka dalë të kalojë testet mjekësore te Barcelonë dhe tashmë është gati për të nisur aventurën e re në “Camp Nou” pas një kalvari të gjatë vuajtjesh gjatë transferimit të tij. Prezantimi i Levas si lojtari më i ri i Barçës do të bëhet ditën e nesërme.
Sulmuesi polak u bashkua me pjesën tjetër të skuadrës në Miami, pasi katalanasit po zhvillojnë edhe stërvitjen parasezonale.
Të lidhura
None found
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale blaugranat kanë treguar se tashmë ish-sulmuesi i Bayern është gati për të mbajtur mbi supe sulmin e Barcelonës, teksa kujtojmë se 33-vjeçari ka firmosur kontratë 3-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.
Në total, Barcelonës i ka kushtuar 50 milionë euro transferimi i Lewandowskit nga Bayern Munich.
