Bajerni nuk do të jetë aktiv në afrimin e lojtarëve të rinj gjatë merkatos dimëror. Megjithatë, drejtori sportiv Maks Eberl bëri të ditur se mund të ketë disa largime.
Bajerni po përgatitet për largime të mundshme në merkaton e dimrit. “Gjithmonë mund të ketë ndonjë lojtar që ndoshta është pak i pakënaqur dhe që, tani që lojtarët e dëmtuar po rikthehen, thotë: dua të bëj diçka ndryshe”, citohet të ketë thënë Maks Eberl. 52-vjeçari nuk përmendi emra konkretë që mund të largohen në janar.
Së fundmi, mbrojtësi Sasha Boej, është përmendur në media si një kandidat i mundshëm për largim. 25- vjeçari është vetëm rezervë nën drejtimin e trajnerit Kompani.
Raportimet tregojnë se ka interes të madh për transferimin e Leon Goretzkës. 30-vjeçari është titullar i rregullt, por kontrata e tij skadon verën e ardhshme.
