Lëvizi me patentë të falsifikuar, gjykata jep vendimin për Bardhin

Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi i cili aktivizohet me Levanten në La Liga, u ndalua nga policia teksa lëvizte me patentë të falsifikuar.

Për këtë arsye, për mesfushorin shqiptar të Maqedonisë së Veriut u hap një çështje gjyqësore për thyerje të ligjit.

Gjykata vendosi 4 muaj burg si dhe një gjobë prej 1900 eurosh. Megjithatë, për shkak se nuk ka bërë një sjellje anti-ligjore më parë, gjykata vendosi që ta pezullonte vendimin duke mos e futur në burg Bardhin. Ai gjithsesi do të jetë në provë për të paktën 2 vite dhe në rast se shkel ligjin, vendimi i parë rikthehet në fuqi. /h.ll/albeu.com


Shtuar 8.02.2022 14:16