Bayerni i Mynihut bie në “Bay Arena” përballë Bayer Levekusenit dhe ia lëshon vendin e parë Borussias së Dortmundit.
Bavarezët, edhe pse kaluan të parët në epërsi në pjesën e parë, pësuan dy gola gjatë 45 minutave të dyta, duke pësuar humbjen e tretë sezonale.
Joshua Kimmich e çoi topin në rrjetë në minutën e 22-të, pasi u asistua nga Goretza në qendër të zonës.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e bavarezëve, por gjithçka u përmbys në minutat në vazhdim.
Në të 55-tën, Palacios realizoi nga pika e bardhë, ku gjyqtari akordoi penallti për vendësit pasi pa pamjet në sistemin VAR.
E njëjta situatë edhe në minutën e 73-të dhe sërish Palacios nuk gaboi nga 11 metra largësi.
Leverkuseni fiton 2-1 dhe ngjitet në kuotën e 37 pikëve në vend të 8-të, ndërsa bavarezët me 1 pikë më pak se Dortmundi (52) e shohin veten të dytët.