L’Equipe gjatë shënimit të lojtarëve në ndeshjen e djeshme mes Parisit dhe Realit (1-0) për “16” të Champions League, ylli argjentinas qëndroi larg vetes së tij të mirë, duke bërë shumë gabime dhe duke mos arritur të shënonte me penallti.
Gazeta autoritative franceze e ka vlerësuar me notën 3 ndërsa imazhin e tij e ka cilësuar shqetësues aq edhe trishtues.
“Ka diçka vërtet të trishtueshme kur e shoh atë në këtë situatë. Në pjesën e parë, duke luajtur thuajse si mesfushor, ai dukej se nuk mundi të përgjigjej me përjashtim të pasimit për Mbappe.
Në pjesën e dytë ai u përmirësua dhe pati disa momente të mira. “Ky Messi është shqetësues”, raportoi L’Equipe. /albeu.com/