Categories: sport

Lëndimi e lë jashtë Botërorit Livramenton, Tuchel thërret një futbollist të Chelseas në vend të tij

Anglia ka marrë një goditje të fortë në prag të Kupës së Botës, pasi Tino Livramento nuk do të jetë pjesë e turneut për shkak të një dëmtimi në pulpën e këmbës.

Mbrojtësi i Newcastle United është detyruar të tërhiqet nga Botërori, ndërsa Thomas Tuchel do ta zëvendësojë atë në listë vetëm një ditë përpara sfidës hapëse të Anglisë ndaj Kroacisë.

Të lidhura

None found

Futbollisti që mbulon të dy krahët e repartit defensiv shihej si një alternativë e dobishme për teknikun gjerman dhe ishte kandidat për të shënuar paraqitjen e tij të parë në një kompeticion të madh ndërkombëtar.

Sezoni i fundit ka qenë i vështirë për 23-vjeçarin, i cili është përballur vazhdimisht me probleme fizike. Në edicionin 2025/26 ai arriti të luajë vetëm 17 ndeshje në Ligën Premier, për shkak të një serie dëmtimesh.

Gjatë vitit të kaluar, ai pësoi dy dëmtime në gju që e mbajtën larg fushës për dy muaj. Më pas, në janar, një problem në muskujt e pasmë të kofshës bëri që të humbiste 15 ndeshje, ndërsa një tjetër dëmtim në kofshë në muajin prill ia mbylli para kohe sezonin me Newcastle.

Tashmë, pasi është konfirmuar dëmtimi i fundit, Livramento do të kthehet te klubi i tij për të nisur fazën e rikuperimit.

Në bazë të rregullave të FIFA-s, Anglia mund ta zëvendësojë lojtarin me një futbollist nga lista paraprake me deri në 55 emra, e dorëzuar para se grupi përfundimtar të ngushtohej në 26 lojtarë.

Federata angleze duhet ta kryejë këtë ndryshim brenda afatit të vendosur nga FIFA, i cili përfundon 24 orë para ndeshjes së parë të Botërorit.

të fundit

Holanda hyn në histori, thyen rekordin e famshëm të Brazilit në Kupën e Botës

Futbollistët e Holandës mposhtën bindshëm Suedinë 5-1 në ndeshjen e tyre të dytë të Grupit F në Houston.Brian Brobbey (5',…

10 minutes ago

Thomas Brdaric zyrtarizohet si trajneri i ri i Malishevës

Malisheva ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit të ri, duke ia besuar drejtimin e skuadrës teknikut gjerman Thomas Brdaric.Klubi nga Malisheva…

16 minutes ago

I nxehti ekstrem ‘pushton’ vendin, kulmi i temperaturave të dielën

Shqipëria pritet të përfshihet nga një valë e qëndrueshme të nxehti gjatë fundjavës, me temperatura që do të ngjiten ndjeshëm…

20 minutes ago

Tami mohon zërat për tensione te Zvicra dhe del në mbrojtje të Granit Xhakës

Deklaratat kritike të kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka, pas barazimeve ndaj Australisë në miqësore dhe Katarit në ndeshjen hapëse të…

34 minutes ago

Kurti, Bogujevci dhe Kraki vizitojnë Panairin e Librit “Prishtina 2026”

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Kulturës dhe Turizmit, Saranda…

35 minutes ago

Halilaj paralajmëron pasoja nga mungesa e marrëveshjes politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve teknikisht është i gatshëm të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, por duhet pritur…

35 minutes ago