Legjenda e Manchester United bëhet trajner i skuadrës angleze, në staf e merr edhe një shqiptar

Ende nuk kanë kaluar 48 orë kur legjenda e Manchester United, Tom Cleverley është bërë trajner i parë i skuadrës angleze Watford.

E së bashku me Cleverley te skuadra londineze do të punoj edhe një trajner shqiptar në Championshipin anglez (rangu i dytë për ka rëndësia pas Premier League).

Bëhet fjalë për 34-vjeçarin me origjinë nga Peqini, Armand Kavaja, i cili do të jetë bashkëpunëtor i ngushtë i trajnerit Tom Cleverley, i cili ka qenë një zgjidhje e brendshme e klubit pas largimit të Valerien Ismael për shkak të rezultateve të dobëta.

Tom Claverley do të ketë si asistent të tij, përveçse Armand Kavajën, edhe Damon Lathrope, ndërsa Jimmy Gilligan merr rolin e Konsulentit Teknik.

Të tre emrat e sipërpërmendur kanë punuar gjatë në klubin e Watfordit në role të ndryshme dhe në periudha të ndryshme.

Kavaja ka trajnuar në një sërë pozicionesh për klubin, duke ndihmuar në zhvillimin dhe rritjen e lojtarëve në nivelin U-18.

Watfordi aktualisht renditet në vendin e 14 në Championship, dhe do ta ketë shumë të vështirë ngjitjen në Ligën Premier pasi ndodhet 14 pikë larg zonës së ‘Play-Off’. /Telegrafi/


Shtuar 12.03.2024 19:46