Legjenda e Brazilit sfidon CR7-ën: Nuk më arrin dot me gola

Legjenda braziliane, Romario, e ka sfiduar sulmuesin portugez, Cristiano Ronaldo, sa i përket numrit total të golave të shënuar në kompeticionet zyrtare.
Sipas tij, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” e ka të pamundur ta mbërrijë shifrën e tij.

Në një intervistë për kanalin Papinho, nga youtuberi Casimiro Miguel, Romário është pyetur për mundësinë që Cristiano Ronaldo, aktualisht me 815 gola, të arrijë shifrën e 1 mijë golave dhe është përgjigjur në mënyrë të prerë.

“Është e pamundur të arrijë një mijë gola, sepse nuk ka njeri pranë tij. Nëse do të kishte një Romario me vete, Ronaldo mund të mbërrinte. Është e vërtetë që tashmë ka 800 gola, por është 37 vjeç, nuk do të arrijë dot 1000″, tha ai.