Lebron James rezulton pozitiv me Covid-19

LeBron James pozitiv me Covid-19 pavarësisht vaksinës të bërë në fillim të sezonit.

Ylli i Lakers tashmë ka hyrë në protokollin e NBA dhe tani do të duhet të qëndrojë jashtë për të paktën 10 ditë në të kundërt do të duhet të jetë negativ pas dy tamponëve me 24 orë diferencë për t’u rikthyer në fushë.

Trajneri i Lakers, Frank Vogel komentoi: “Është një humbje e madhe për ne. Na vjen keq, i urojmë më të mirën dhe mendimet tona janë me të tani.” Në mbrëmje, pavarësisht mungesës së mbretit James, për verdhevjollcët fitorja në fushën e mbretërve arriti 117-92./h.ll/albeu.com


Shtuar 1.12.2021 09:49