sport

Leao: Më habiti largimi i Tonalit

Rafa Leao ka folur në një intervistë të gjatë për “Sky Sports” në turneun e kuqezinjve në SHBA.

Rinovimi yt me Milanin ishte një pakt dashurie apo diçka e lidhur me paratë?

Të lidhura

None found

“Një pakt dashurie, vendimi ishte tashmë në kokën time. Ishte vetëm çështje kohe, edhe sepse para se të nënshkruaja doja të arrija në finalen e Champions League. Ishte një vit i rëndësishëm për mua, tregova se çfarë mund të bëj.”

Si e vlerëson sezonin e kaluar?

“Këtë vit duhej të përfundonim me një trofe. Bëmë mirë, por diçka na mungonte, tani duhet të stërvitemi mirë dhe të kuptojmë se çfarë kërkon trajneri nga ne për të pasur një sezon si një ekip i madh.”

Ëndrra në fanellën e kuqezinjve?

“Unë kam arritur tashmë një që ishte Scudetto, tani mungon Champions League. Është një trofe që të gjithë e duan. Serie A i ka treguar Europës se shtë shumë e fortë.”

E prisnit lamtumirën e Tonalit?

“Nuk e prisja, por klubi vendosi kështu. Sandro është një tifoz i Milanit, ai na ndihmoi shumë për Scudetton. Tani i uroj atij më të mirën për të ardhmen.”

Lamtumira e Maldinit?

“Ishte një suprizë, erdha te Milan sepse ai më kishte thirrur. Ishte i rëndësishëm për mua, si brënda dhe jashtë fushës.”

Fanella me numrin 10?

“Është një fanellë që më pëlqen shumë, ajo dhe numri 7. Megjithatë, nuk e dija nëse Brahim Diaz do të largohej. Kur e bëri, i kërkova klubit numrin 10. I falenderoj që më besuan mua një fanellë kaq të rëndësishme.”

E ardhmja e Leaos?

“Kam firmosur për 5 vjet, do të thotë që dua të qëndroj këtu. Është një projekt i bukur dhe i rëndësishëm, para se të nënshkruaja kisha vendosur dhe kuptuar se këtu mund të rritesha më tej për të arritur qëllimin tim, që është të fitoj shumë”.

të fundit

E BUJSHME/ Ronaldinjo i rikthehet futbollit në moshën 46-vjeçare, bëhet pjesë e skuadrës italiane

Ronaldinjo është rikthyer të luaj futboll, në moshën 46-vjeçare. Legjenda braziliane, ka arritur një marrëveshje me skuadrën italiane, Ravana, e…

1 minute ago

Parashikimi i motit për sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë…

12 minutes ago

Presidenti i Bolivisë vendos gjendjen e jashtëzakonshme mes protestave që zgjasin prej mbi 50 ditësh

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, presidenti i Bolivisë, Rodrigo Paz, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, duke thelluar krizën…

13 minutes ago

Elezi: KQZ-ja në pritje të mbylljes së afateve për ankesa

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është teknikisht i gatshëm të shpallë rezultatet përfundimtare…

16 minutes ago

VIDEO/ Maroku vendos ndeshjen me Skocinë që në minutën e 2-të, tani sfidon Brazilin për kreun e Grupit C! Edhe surpriza mbetet në lojë

Skoci - MarokAshtu siç pritje, Maroku po rezulton “kockë e fortë” në Grupin C [...]Read More...

18 minutes ago

Vozinha u shndërrua në fenomen global: nga 50,000 ndjekës, tani pranë Manuel Neuerit

Kupa e Botës 2026 ka dëshmuar edhe një herë se mund të krijojë yje të sportit global brenda natës dhe…

19 minutes ago