“Unë do të qëndroj te PSG sezonin e ardhshëm”. Kështu është treguar qartë dhe me forcë Leandro Paredes (27 vjeç) këto orët e fundit.
I pyetur nga Radio La Red, mesfushori ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të braktisë Paris Saint-Germain gjatë merkatos së verës. Kontrata e tij aktuale skadon në qershor 2023.
As bashkatdhetari i tij Mauro Icardi (29 vjeç) nuk ka ndërmend të paketojë valixhet.
Sulmuesi ka përfituar nga llogaria e tij në Instagram për të vërtetuar se vitin e ardhshëm do të vazhdojë në Parc des Princes.
“Kam vendosur të qëndroj në PSG. Jam ende nën kontratë me PSG për dy sezonet e ardhshme. Karriera ime nuk është në rrezik, ndryshe nga sa sugjerojnë gazetarët. Jam unë që vendos të qëndroj dhe të vihem në dispozicion të klubit. Mos u shqetësoni, jam vetëm 29 vjeç dhe njerëzit e mbajnë mend shumë mirë se çfarë mund të bëj pas gati 200 golave”, pohoi ai. /albeu.com/