Elseid Hysaj nuk bën më pjesë në planet e Lazio-s, kjo është e vetmja gjë e sigurt, por për momentin, për anësorin kuqezi nuk ka asnjë ofertë konkrete.
Mediat italiane janë të sigurta në këtë pikë, Hysaj është lënë i lirë nga drejtuesit e klubit të largohet gjatë kësaj vere, pavarësisht se futbollisti kuqezi ka një kontratë të vlefshme deri në 2025, drejtuesit e Lazio-s e kanë lënë të lirë, kjo për një arsye të thjeshtë, kërkojnë të kursejnë pagën e tij sezonale.
None found
Kujtojmë që Hysaj përfiton te Lazio 2,8 milionë euro në sezon.
Agjenti i tij, Mario Guiffredi, zhvilloi një takim të martën me drejtuesit e klubit kryeqytetas, me këta të fundit që ia bënë të qartë edhe një herë vendimin e tyre.
Pas mbledhjes, Guiffredi, u mjaftua vetëm me disa fjalë:
“Për momentin nuk ka asgjë të re”, duke lënë të kuptohet se për Hysajn nuk ka një pistë konkrete. Nëse Hysaj qëndron në kryeqytet do ta këtë të vështirë të gjejë hapësira, pasi Lazio afroi gjatë verës Nuno Taveres.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…