Categories: shqiperisport

Tifozët nuk ndalen ndaj Hysajt, Lazio merr në mbrojtje shqiptarin (FOTO LAJM)

Ndonëse bëhej fjalë për një veprim gazmor, ku çdo futbollist i ri duhej të këndonte një këngë para ekipit, në rastin e Elseid Hysajt te Lazio ka marrë përmasa shumë të mëdha dhe ka shkaktuar një keqkuptim të mes tifozëve bardhekaltër.

Mbrojtësi shkodran u transferua te kryeqytetasit pak ditë më parë si futbollist i lirë dhe nga ambientet e grumbullimit zgjodhi himnin e njohur partizan “Bella Ciao” për të kënduar para shokëve të tij të rinj, por pikërisht kjo i kushtoi shtrenjtë.

Të lidhura

None found

Tifozët e Lazios, të njohur për prirjet e tyre fashiste apo ekstreme të djathta, reaguan menjëherë dhe ushtruan presion në ambientet e grumbullimit, teksa pas negociatave edhe të drejtorit sportiv Igli Tare, kënga u fshi nga rrjetet sociale dhe u duk sikur u arrit një farë paqeje.

Megjithatë nuk ishte aspak kështu, pasi përveç mesazheve të pafundme në rrjetet sociale, ku vunë në shënjestër mbrojtësin kuqezi, tifozët e Lazios nuk ngurruan të shprehin acarimin e tyre as në rrugët e kryeqytetit, ku shpalosën një pankartë të turpshme, ku shkruhej “Hysaj Krimb, Lazio është fashiste”!

Pikërisht për këtë arsye, edhe klubi i Lazios është detyruar të dalë me një komunikatë zyrtare, ku ka theksuar angazhimin për të marrë në mbrojtje Hysajn dhe njëkohësisht ka bërë thirrje që të mos prishet klima e qetësisë në qendrën stërvitore.

“Është detyrë e klubit që të mbrojë një prej anëtarëve të saj dhe ta çlirojë nga përdorimi personal e politik, që në rastin konkret nuk ka asnjë lidhje me kontekstin jozyrtar dhe miqësor në të cilin ndodhi episodi. Grumbullimi i skuadrës duhet të vazhdojë me angazhimin maksimal sportiv dhe në klimën e qetësisë që ka mbizotëruar deri para këtij momenti”, thuhej në deklaratën e klubit lacial.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

4 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

4 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

5 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

5 hours ago