Lautaro si Milito: Gol dhe assist në 15 minutat e para të lojës, hera e fundit ishte në vitin 2011

Dje ishte mbrëmja e argjentinasit të Interit, Lautaro Martinez, ku në Franchi “El Toro” shënoi dy gola dhe asistoi njëherë.

Argjentinasi është sulmuesi i parë i Interit i aftë të shënojë dhe t’i shërbejë një shoku të skuadrës për një gol gjatë 15 minutave të para të një ndeshje të Serie A.

Diego Milito ishte i fundit që e kishte bërë këtë gjë për Interin, në 19 janar 2011 kundër Cesena./ h.ll/albeu.com


Shtuar 23.10.2022 11:55