Atmosferë finalja në shtëpinë e Interit, me zikaltërit që zbarkojnë në Mynih ku do të zhvillohet ndeshja kundër PSG-së së Luis Enrique të shtunën në mbrëmje. Një ndeshje që vlen një sezon, një ndeshje që mund t’i japë Champions League te njerëzit e Inzaghit dhe të lejojë kapitenin Lautaro Martinez të ngrejë Kupën me veshë të mëdhenj 15 vjet pas ndeshjes së fundit të fituar nga klubi milanez.
Një ndeshje me një mijë kuptime në të cilën sulmuesi argjentinas, i cili ka mbetur jashtë ligës në ndeshjet e fundit për t’u rikuperuar sa më mirë për finalen, dëshiron të lërë gjurmë për të konfirmuar rëndësinë e tij në projektin e Interit: “Është sikur më kishin birësuar, më morën fëmijë dhe sot dua të jap 100% për këtë fanellë”.
“Topi i Artë? Çmimet individuale vijnë pas çmimeve të ekipit, dua të jap gjithçka për Interin dhe të ndaj gëzimin me tifozët”. Dhe për mënyrën sesi mund të mposhtim PSG-në ai ishte i qartë dhe i drejtpërdrejtë: “Detajet do të bëjnë diferencën”.
“Nuk jam i tensionuar, po e shijoj momentin sepse është e vështirë të arrish këtu dhe në një tjetër finale. Do të thotë shumë, do të thotë që po punojmë mirë dhe se skuadra ka vlerë. Por duhet të bëjmë hapin e fundit, kanë mbetur edhe orë të tëra dhe do të përgatisim të gjitha detajet që të jemi perfekt dhe të sjellim në shtëpi këtë kupë që i mungon prej 15 vitesh”.
“E meritojmë të jemi këtu dhe duhet të kënaqemi me çdo sekondë dhe hapi i fundit mungon për të përfunduar dhe realizuar ëndrrën, ata kanë lojtarë të mirë dhe kanë fituar dy kupa këtë vit”.