Pavarësisht udhëtimit të gjatë nga Florida dhe lodhjes pas angazhimeve me Argjentinën, Lautaro Martínez, është gati të udhëheqë Interin në ndeshjen kundër Romës.
Kapiteni zikaltër është bashkuar menjëherë me skuadrën në Appiano Gentile, duke treguar përkushtim maksimal dhe dëshirë për të qenë në fushë.
Në mungesë të Thuram, i cili po rikuperohet nga një dëmtim muskulor, trajneri Chivu pritet ta vendosë sulmuesin Bonny përkrah Lautaros në vijën e parë.
Argjentinasi, autor i një dopiete me përfaqësuesen në fitoren 6-0 ndaj Puerto Rikos, kërkon të vazhdojë momentin pozitiv edhe në Serie A.
Interi synon të ruajë kreun e renditjes, ndërsa pritet që formacioni të përfshijë gjithashtu Barellën, Çalhanoglun dhe Mkhitaryanin në mesfushë, me Dumfries dhe Dimarco në krahë.