Lautaro Martinez: Kupa e Botës? Mezi e pres, jam gati

Interi po shijon Lautaron, i cili pas një periudhe agjërimi iu rikthye golit në dy ndeshje vendimtare si ajo ndaj Barçës dhe Salernitanës.

Sulmuesi argjentinas ka rrëfyer se ka pritur me padurim fillimin e Kupës së Botës në Katar, por gjithashtu siguroi se nuk ka ndërmend të kursejë veten.

“Do të doja që Kupa e Botës të fillojë tani. Por unë do të vazhdoj të luaj si gjithmonë, sepse nëse dikush e tërheq këmbën prapa ose vazhdimisht mendon se mund të dëmtohet, atëherë koka e jote mund të të kthehet kundër teje”, është shprehur Lautaro për “TYC Sports”.

Gjithashtu Lautaro u shpreh se Argjentina e tij është një konkurrente shumë e fortë për të ngritur trofeun në Katar.

“Ne do të jemi konkurrues sepse po përgatitemi në mënyrën më të mirë dhe sepse kemi treguar cilësitë tona edhe ndaj ekipeve evropiane. Ne do të arrijmjë sa më lartë të jetë e mundur.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 20.10.2022 11:55