Lautaro Martinez karikon veten, Interit i nevojiten golat e “El Toro”

Lautaro Martinez është në kërkim të golit pasi ka që në 17 dhjetor që nuk shënon një gol në Seria A apo Champions League.

Goli i fundit i Lautaros është në Super Kupën e Italisë ndaj Juventusit. “Toro” ka postuar një foto në Instagram ku shkruan “Tani është koha për të vendosur…”. Martinez është i rrezikshëm në çdo ndeshje për kundërshtarët por mungesa e golit nga ana e tij ndjehet shumë tek klubi.

Inzaghi ka shprehur mendimin e tij duke thënë se Lautaro është shumë i dobishëm për ne dhe kur nuk shënon gol, por ai së shpejti do të zhbllokohet.

Interit i nevojitet goli nga “El Toro”, ai thjesht nuk po zhbllokohet dot me ekipin zikaltër, pasi me Argjentinën e tregoi më së miri se është i aftë të mbajë mbi shpatulla kombëtaren e tij./ h.ll/albeu.com


Shtuar 19.02.2022 15:36