Kristjan Asllani do të vazhdojë tashmë karrierën e tij futbollistike te Interi, skuadër ku u prezantua gjatë ditës së sotme, me mesfushorin e kombëtares shqiptare që ka bërë kështu edhe hapin e madh në futboll.
Një ëndërr e bukur për 20-vjeçarin, i cili përjetoi vitin e tij më të mirë në karrierë, pasi menjëherë pas debutimit në Seria A me Empolin, mori ftesë nga kombëtarja shqiptare, shënoi po golin e parë ndaj Interit si dhe tashmë ka veshur fanellën zikaltër.
None found
Por Asllani nuk harron kurrsesi skuadrën që u bë i njohur dhe për të gjithë ambientin toskan ka bërë një postim emocionues, teksa thekson se Empoli ishte shtëpia e tij e dytë, ndërsa gjithashtu shqiptari ka theksuar se gjithmonë do të bëjë tifo për fanellën që ka mbajtur veshur për gjatë këtyre 13 viteve si toskan.
“Ka ardhur momenti që të largohem nga shtëpia ime e dytë, pas 13-vitesh me këtë fanellë nuk mundem të bëjë asgjë tjetër veçse të falenderoj dhe të bëj tifo gjithmonë për ju.
Po e lë këtë grup me persona fantastikë me një keqardhje shumë të madhe.Nuk mund të bëj asgjë tjetër veçse t’i falenderoj me gjithë zemër dy magazinierët fantastikë, Sauro dhe Luca, të gjithë fizioterapistët që kanë qenë gjithmonë në dispozicionin tonë, doktorët, dy drejtuesit e ekipit Graziano dhe Simone, trajnerin dhe të gjithë stafin e tij, drejtorin Açardi, si dhe presidentin që më ka mbështetur gjithmonë që nga momenti që kam ardhur në Monteboro.
I përshëndes dhe i falenderoj tifozët që më kanë mbështetur gjithmonë dhe kanë qëndruar gjithmonë pranë nesh.Dhe në fund përshëndes shokët e mi të skuadrës, ata që më integruan menjëherë në grup dhe së bashku kemi kaluar momente lumturie dhe emocione të pabesueshme.
Ka qenë një kënaqësi, faleminderit për gjithçka”, ka shkruar Asllani në rrjetet sociale.
Ruud Gullit ishte një nga anomalitë më të mëdha të futbollit. Në një kohë kur pozicionet në fushë ishin shumë…
Hansi Flick e ka bërë të qartë se për të, Lamine Yamal e meriton të fitojë “Topin e Artë”.Trajneri i…
Chelsea ka shënuar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Leeds Unitedit, për t’u kualifikuar në raundin tjetër të EFL…
Një zonë e re me rrezik të lartë po shfaqet në Detin e Zi, pas sulmit ukrainas ndaj objekteve ushtarake…
Sportingu i Lisbonës ka arritur fitore 3-1 ndaj Galatasarayn, në një ndeshje që u vendos kryesisht në pjesën e dytë.Galatasaray…
Paris Saint-Germain i ka dhënë fund rezultateve negative për të fituar me rezultat të thellë në shtëpi ndaj Slovan Bratislava.“Parisienët”…