Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, është përgjigjur në një prej pyetjeve më të diskutueshme në botën e futbollit.
Yamal është pajtuar përnjë kontratë të re me Barcelonën, pak kohë pasi mbushi 18 vjet këtë verë.
Por ai u pyet në një intervistë për El Partidazo COPE nëse do ta konsideronte të luante për rivalët e përbetuar të klubit, Real Madridin.
“Jo, e pamundur”, ishte përgjigja e shkurtë dhe e qartë e sensacionit spanjoll.
🚨❌ Lamine Yamal: “Me to Real Madrid? Impossibile, no way”, told COPE. pic.twitter.com/V2BS1nc4Yw
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 2, 2025
Rrallë herë ka ndodhur që një lojtar të ndryshojë klubet mes Barcelonës dhe Real Madridit, por kur e bëjnë këtë shkaktohen ‘trazira’.
Luis Enrique ishte lojtar i Real Madridit deri në vitin 1966 para se të transferohej si lojtar i lirë tek Barcelona.
Real Madridi në anën tjetër e aktivizoi klauzolën e lirimit të Luis Figos për ta transferuar sulmuesin portugez nga Barcelona në një shifër rekord botërore të viteve 2000.
Figo më pas kishte qenë dëshmitar i një atmosfere armiqësore në rikthimin e tij të parë në ‘Camp Nou’, pasi një kokë derri iu hodh atij nga tifozët në tribuna.
Nga Barcelona kishin zbuluar se vitin e kaluar Paris Saint-Germaini kishte bërë përpjekje për transferimin e Yamal, duke ofruar plotë 250 milionë euro për shërbimet e tij.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta kishte deklaruar gjithashtu se ai ka refuzuar një ofertë të ngjashme nga Interi në vitin 2006 për Lionel Messin.