sport

I dha “lamtumirën” Kombëtares shqiptare, FSHF ka një mesazh për Sokol Cikalleshin

Sulmuesi kuqezi, Sokol Cikalleshi vendosi pak kohë më parë të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare pas një karriere të gjatë me Shqipërinë dhe një kontribut të madh për fanellën kuqezi ndër vite. Diçka më shumë se 2 muaj nga ai vendim FSHF ka falenderuar futbollistin kavajas për kontributin e tij, duke evidentuar të gjithë statistikat që Cikalleshi shënoi si kuqezi.

“Sulmuesi kuqezi, Sokol Cikalleshi vendosi pak kohë më parë të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare pas një karriere të gjatë me Shqipërinë dhe një kontribut të madh për fanellën kuqezi ndër vite.

Të lidhura

None found

Cikalleshi është një nga futbollistët me më shumë prezenca në Kombëtare teksa numëron 60 ndeshje me fanellën kuqezi si edhe 13 gola të shënuar.

Gjithashtu, sulmuesi ka qenë pjesë e Shqipërisë edhe në Europianin historik “Francë 2016”, pjesëmarrja e parë e kuqezinjve në finalet e një turneu madhor. Ai debutoi me fanellën kuqezi në miqësoren Shqipëri-Rumani, të luajtur më 31 maj 2014, ndërsa paraqitja e tij e fundit me Kombëtaren ishte në miqësoren Suedi-Shqipëri të 25 marsit 2024 të luajtur në Stokholm.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të falënderojë dhe t’i shprehë mirënjohjen për kontributin e dhënë dhe djersën e derdhur në fushën e lojës me fanellën kuqezi. Një kontribut i madh dhe i jashtëzakonshëm i Sokol Cikalleshit, i cili ka qenë pjesë e rezultateve dhe arritjeve historike të Kombëtares shqiptare.

Sakaq, FSHF i uron suksese në karrierën e tij me klubin dhe sa më shumë mbarësi në të ardhmen,”-shkruan FSHF.

të fundit

“Ma dha truri”, kush është i dënuari me 25 vite që sulmoi policin në burgun e Burrelit, i shkakton 6 qepje në kokë: “Kurthi” me hapjen e derës

Të tjera detaje kanë dalë nga sulmi i të dënuarit ndaj policit të burgjeve në burgun e Burrelit. Bëhet fjalë…

42 minutes ago

Plas keq në Kuvend/ Berisha- Gonxhes: U fute në lice duke pikturuar makinën e diktatorit. Ministri: Plak matuf mos na hapni barkun, kam vizatuar që 3-vjeç

Kryedemokrati Sali Berisha dhe Ministri Blendi Gonxhja janë përplasur me tone të ashpra në Kuvend, lidhur me mënyrën se si…

1 hour ago

Aksident në Roskovec, shoferi me makinë përplas dy të moshuar, detajet e para

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Roskovec, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Sipas njoftimit të policisë,…

2 hours ago

Plas dhuna në burgun e Burrelit, i dënuari me 25 vite burg godet me grushte efektivin e policisë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel, ku një i…

2 hours ago

“Keni dëgjuar për një projekt në një ishull dhe një zog të bukur”/ Rama: Ajo që nuk keni dëgjuar, pjesa më e madhe ka të bëjë me të rinjtë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, iu referua projektit të Zvërnecit, duke e…

3 hours ago

Marta Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë, nëse vijon me të njëjtin ritëm drejt BE-së

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se viti 2027 mund të jetë një moment i rëndësishëm për Shqipërinë…

3 hours ago