Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kundërshtuar ministren e Kulturës, Saranda Bogujevci, lidhur me projektin e Teatrit të Operës dhe Baletit.
Reagimi i Ramës pasoi njoftimin e Bogujevcit se projekti po shkon drejt përfundimit dhe se, pasi të mbyllet kjo fazë, do të hapen procedurat e prokurimit për ndërtimin e objektit.
None found
Sipas kryetarit të Prishtinës, lokacioni i propozuar ngre pikëpyetje, pasi institucionet qendrore, në të njëjtën hapësirë, po pengojnë projektin komunal “Ishulli Urban”, duke u thirrur në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
“Tash nuk paska trashëgimi kulturore! Propozimi për Operën aty ku po e bllokojnë kryeqytetin në emër të trashëgimisë!”, shkroi Rama në Facebook.
Ai tha se “Ishulli Urban” është menduar të krijojë lidhje mes 30.000 banorëve dhe qendrës së Prishtinës. Rama kritikoi gjithashtu Qeverinë, duke e akuzuar për mungesë bashkërendimi dhe bashkëpunimi me Komunën.
Kryetari shprehu rezerva edhe për mundësinë e realizimit të Operës, duke iu referuar gjendjes së institucioneve kulturore në vend.
“Teatri Kombëtar i Kosovës 5 vjet i mbyllur. Muzeu Kombëtar i Kosovës 5 vjet i mbyllur. E tash, propozim për Operën!”, shkroi ai.
Rama sqaroi se shqetësimi i tij kryesor nuk lidhet me përplasjen mes projekteve, por me rrezikun që qytetarët të mos e kenë objektin e Operës.
“Hallin e kam që qytetarët do të mbesin pa Operën”, deklaroi kryetari.
Ai u shpreh i hapur për bashkëpunim me institucionet qendrore dhe ofroi hapësirë e ekspertizë për realizimin e projektit.
Ndërkaq, ministrja Bogujevci bëri të ditur se projekti i Teatrit të Operës dhe Baletit është hartuar nga studioja daneze BIG, nën drejtimin e arkitektit Bjarke Ingels. Ai përfshin 4 salla për shfaqje e performanca artistike, si dhe hapësira për prova, edukim, konferenca dhe veprimtari publike.
“Projekti kryesor është drejt finalizimit dhe po avancon në përputhje me planin dinamik të paraparë”, shkroi Bogujevci.
Ministrja njoftoi se prokurimi për ndërtimin do të nisë pasi të përfundojë projekti zbatues.
Mospajtimet për hapësirën datojnë prej më herët. Në vitin 2022, Komuna e Prishtinës caktoi lokacionin prapa Pallatit të Rinisë dhe Sporteve për ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit. Më vonë, projekti komunal “Ishulli Urban” u kthye në çështje mosmarrëveshjeje mes Komunës, Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve përgjegjëse për trashëgiminë kulturore.
Ministria kundërshtoi nisjen e punimeve pa marrë pëlqimet përkatëse, ndërsa Rama i cilësoi veprimet e saj si pengesë për zhvillimin e kryeqytetit.
Paraditen e kësaj të mërkure, deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe…
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ka akuzuar mazhorancën se po…
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:45 në segmentin e autostradës që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e…
Mbledhja e sotme e Komisionit hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt është shtyrë të mbahet në orën 12:00. Ai…
"Banka Popullore vazhdon të lehtësojë gradualisht kushtet për klientët e "ALTA Banka" AD Manastir. Ndryshimi i fundit i Vendimit Administrativ…
“Si do t’ua shpjegoni tani pensionistëve që presin në radhë para Alta Bankës në Manastir? Apo se mund të marrin…