Dëmtimi i McKennie është më i rëndë sa dukej në fillim dhe atij do t’i duhet shumë kohë për t’u rikuperuar.
Trajneri i Juventusit, Allegri konfirmoi lajmin pasi skuadra e tij fitoi ditën e djeshme me rezultatin 1-0 ndaj Spezias.
“Sezoni për Weston ka përfunduar për shkak të dëmtimit të tij. Ai do të kthehet sezonin e ardhshëm”, tha tekniku për “DAZN”.
Më 24 shkurt, Juventus lëshoi këtë deklaratë: “Weston McKennie iu nënshtrua testeve të mëtejshme mjekësore, të cilët konfirmuan praninë e një frakture të përbërë të kockave metatarsal të dytë dhe të tretë të këmbës së tij të majtë”./ h.ll/albeu.com