Franca do sfidojë Argjentinën të dielën në orën 16.00, në kuadër të finales së Botërorit të Katarit.
Një problem i ri në horizont duket se ka dalë për trajnerin e “Gjelave”, Didier Deschamps. Sulmuesi kryesor, Olivier Giroud ka dëmtuar gjurin e tij dhe prezenca nesër në fushë është në dyshim.
Situata do të vlerësohet moment pas momenti, me tifozët që kryqëzojnë gishtat që asgjë e keqe mos të ndodhë. Franca synon suksesin e dytë radhazi, pas trofeut të fituar 4 vite më parë.