Xhakomo Vrioni e mbyll këtë viti me Montreal. Klubi ka vendosur të mos aktivizojë opsionin, që rinovonte kontratën deri në përfundimin e vitit 2026. Ky vendim tashmë është konfirmuar dhe Vrioni duhet të gjejë klub të ri.
Vendimi i Montreal ishte disi i pritur për të larguar sulmuesin shqiptar. Vrioni është kushtëzuar nga dëmtimet, që e kanë lënë jashtë për periudha të gjata kohore.
Duke pasur mundësinë e minutave në 10 ndeshje, ka gjetur golin 4 herë. Vrioni u transferua në kampionatin amerikan, kur ishte vera e vitit 2022. Asokohe Juventusi përfitoi rreth 3.5 milionë euro nga shitja e tij.
Nju Ingland ndërkohë përfitoi shërbimet e 27-vjeçarit. Nga ekipi i kaluar u largua me kujtimin e 22 golave dhe 5 asistimeve në 78 ndeshje.
Mbetet për t’u parë cili do të jetë klubi i ri për të. Edhe pse konsiderohet sulmues i Kombëtares shqiptare, ftesa për Vrionin mungon nga viti 2022. Kujtojmë se më parë hiqte dorë nga Italia për Shqipërinë.