La grumbullimin e Kombëtares pas Polonisë, futbollisti kuqezi jep lajmin e mirë

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, u largua nga grumbullimi i kuqezinjve pas humbje përballë Polonisë.

Lojtari kishte udhëtuar për t’iu bashkuar ekipit edhe pse kishte gruan e tij shtatzënë, ndërsa në ndeshjen e të enjtes e ndoqi ndeshjen nga pankina.

Të lidhura

None found

Pas sfidës ku mbaruan ëndrrat për Botërorin, atij iu dha leje të kthehej pranë gruas së tij e cila ishte në pritje të fëmijës së tretë. Mbrëmjen e djeshme, Ramadani dha lajmin e lumtur në rrjetet sociale.

 

 

Ai ka bërë të ditur se kishte ardhur në jetë djali të cilit i kishte vënë emrin Amar, duke ndarë foton e parë të tij në rrjetet sociale.


Shtuar 31.03.2026 08:48