Ylli i Paris Saint-Germain (PSG) Kylian Mbappe u pa duke festuar me disa të famshëm në festën luksoze të miliarderit Michael Rubin në Ditën e Pavarësisë.
24-vjeçari festoi Ditën e Pavarësisë në vilën e Rubin të martën. Të pranishëm ishin dhe shumë yje nga bota sportive.
Mbappe, i cili kohët e fundit është rishfaqur në radarin e Real Madridit, bëri foto me legjendën e NFL dhe kampionin shtatë herë të Super Bowl, Tom Brady. Ai u pa edhe me superyjet e NBA-së Joel Embiid dhe James Harden, si dhe me aktorin britanik James Corden.
Disa nga emrat më të mëdhenj të Hollivudit ishin gjithashtu të pranishëm, me fituesin e Oskarit Leonardo DiCaprio, ndërsa influencuesja Kim Kardashian dhe Kendall Jenner ishin gjithashtu të pranishëm së bashku me muzikantët e njohur si Justin Bieber, Jay Z dhe Beyonce.
Por pasi pamjet e festës u shpërndanë në internet, ajo çka tërhoqi vëmendjen e fansave ishte një video e Mbappe së bashku me Kardashian.
Menjëherë pas publikimit të videos fansat spekuluan se ka diçka mes yllit të PSG dhe influencueses Kim Kardashian.
Kylian Mbappé & Kim Kardashian ? pic.twitter.com/jEXeF18Xjd
— Vibes Foot (@VibesFoot) July 6, 2023