Kylian Mbappe firmos kontratën me Real Madrid

Gjithçka është e kryer, Kylian Mbappe do t’i bashkohet Real Madrid.

Marrëveshja është arritur dhe sulmuesi francez ka nënshkruar kontratën e tij të re me “Los Blancos”.

Kampionët e Europës tashmë kanë vendosur që zyrtarizimin e transferimit dhe prezantimin e Kylian Mbappe ta bëjnë javën e ardhshme, pra disa ditë pas fitimit të UEFA Champions League 2024.

Çdo dokument është firmosur, gjithçka është e kryer. Mbappe kishte vendosur t’i bashkohet Realit që në muajin shkurt, teksa tashmë ka kryer të gjitha obligimet për të hedhur hapin e madh në karrierë.


Shtuar 2.06.2024 13:35