Kylian Mbappe: Është detyra ime t’i ndihmojë Ligue 1 të rritet

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe ka folur në një intervistë të plotë për gazetën amerikane “Esquire”.

 

22-vjeçari ka shpjeguar arsyen pse zgjodhi përfaqësimin e Francës, derisa foli edhe për Ligue 1.

Mbappe tha se gjithmonë është ndjerë francez, derisa e sheh si detyrë t’i ndihmojë kampionatit francez të rritet.

“Gjithmonë jam ndjerë francez. Nuk jam dorëzuar nga origjina ime sepse është pjesë e imja, por kam kaluar gjithë jetën në Francë dhe asnjëherë nuk u ndjeva se këtu nuk është shtëpia ime”.

“Franca nuk është kampionati më i mirë në botë, por është detyra ime si lojtar francez t’i ndihmojë kampionatit të rritet”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Mbappe vazhdon të lidhet me kalimin te Real Madrid.


Shtuar 2.06.2021 17:05