sport

Kyle Walker zbulon kërkesën që Pep Guardiola i bën çdo lojtari të Man Cityt, pa përjashtim

Mbrojtësi anglez, Kyle Walker ka zbuluar rregullin e rreptë që çdo lojtar i Manchester City duhet të ndjekë nën urdhrat e menaxherit Pep Guardiola.

Walker iu bashkua Cityt nga Tottenham Hotspur në vitin 2017 në një marrëveshje me vlerë mbi 50 milionë euro, duke e bërë atë mbrojtësin më të shtrenjtë në botë në atë kohë.

Të lidhura

None found

Megjithatë, anglezi është bërë një nga lojtarët më të besuar të Guardiolës në Etihad Stadium, pasi ka bërë 282 paraqitje për Cityn, duke fituar pesë tituj të Ligës Premier, dy Kupa FA, Ligën e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube.

Të hënën në mbrëmje, Walker u emërua në 11-shen më të mirë në botë të FIFA-s, së bashku me shokët e skuadrës së Cityt, Ruben Dias, John Stones, Bernardo Silva, Kevin De Bruyne dhe Erling Haaland.

Është një epokë suksesi të pakrahasueshëm nën Guardiolën, i cili do të mbetet trajneri më i madh i gjeneratës së tij.

Ai shfaq një figurë serioze dhe kërkon gati përsosmëri nga të gjithë lojtarët e tij. Pavarësisht kësaj, Walker pretendon se Guardiola urren të quhet ‘Boss’.

“Së pari, mirëmbrëma të gjithëve. Është një nder i madh të jem këtu. Personalisht, për mua, për Rubenin. Ne i përfaqësojmë të gjithë. Për të nderuar shefin”, ka thënë fillimisht Walker në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

“Atij nuk i pëlqen që unë ta quaj shef, atij i pëlqen që unë ta quaj Pep. Të punosh me Pep ditë pas ditë për shtatë vjet ka qenë një nder i madh”.

“Ai më ka mësuar shumë në fushë. Lojtari që kam qenë kur u bashkova nga Tottenham deri tani te Man City është, do të thosha, një gjë e shkëlqyer”.

“Për mua të jem këtu në këtë skenë me këtë trofe në dorë është një sukses i madh edhe për të”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

të fundit

From Berlin, Mickoski warns of a difficult winter for North Macedonia and Europe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…

18 minutes ago

Coronavirus returns in North Macedonia as flu spreads rapidly

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…

18 minutes ago

Chaos at Skopje’s “8 Shtatori” hospital: fire on seventh floor, patients evacuated

Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe…

18 minutes ago

Nga Berlini, Mickoski paralajmëron dimër të vështirë për Maqedoninë e Veriut dhe Evropën

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…

35 minutes ago

Rikthehet koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, ndërsa gripi përhapet me ritëm të shpejtë

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…

35 minutes ago

Kaos në spitalin “8 Shtatori” të Shkupit: Zjarr në katin e shtatë, pacientët evakuohen

Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe…

35 minutes ago